Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që pak minuta më parë humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues.
Mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital.
LEXO EDHE: VIDEO/ “Benzi” humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues në Krujë, lëndohet rëndë shoferi
Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. r.t/abcnews.al