Fantastik në Kupën e Botës, Emiliano Martinez triumfon si portieri “më i mirë”

schedule21:41 - 27 Shkurt, 2023

schedule 21:41 - 27 Shkurt, 2023

Prej orës 21:00, në Paris po zhvillohet ceremonia “The Best” e organizuar nga FIFA, për të nderuar futbollistët më të mirë, për performancat e tyre të jashtëzakonshme dhe emocionuese që kanë dhuruar përgjatë gjithë vitit 2022.

Për kategorinë e meshkujve deri më tani është dhënë çmimi i portierit “më të mirë”, ku siç pritej fitues u shpall, kampioni i botës, me Argjentinën, Emiliano Martinez, ku ndër pritjet më fantastike vitin e shkuar ishte ajo goditje e Randal Kolo-Muani, në “frymën e fundit” të finales së Katarit, përballë Francës, pritje që çoi ndeshjen në penallti e rrjedhimisht në fitoren “albiceleste”.

Ndërkaq, kujtojmë se në garën për çmimin e portierit “më të mirë” ishin belgu Thibaut Courtois, si dhe “gardiani” i Marokut, Bono./i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!