Nga Hergi Llupi
Serie A ka mbyllur pjesën më të madhe të sfidave të raundit të 24-të, por janë ende 4 ndeshje të tjera për t’u luajtur më datë 27 dhe 28 shkurt. Të shtunën, më datë 25 shkurt, Napoli fitoi në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-2. Një autogol i Ismajlit në minutën e 17-të dhe goli i dytë nga i përhershmi Osimhen në minutën e 28-të, i dha fitoren dhe tre pikët skuadrës së Spallettit, të cilët tashmë mund të thuhet me plot gojë që kanë blinduar vendin e parë. Napoli ka krijuar një distancë prej 18 pikësh nga vendi i dytë. Interi zhgënjen ndaj Bolognas në shtëpinë e këtyre të fundit, me zikaltërit të cilën u mposhtën minimalisht me rezultatin 0-1. Skuadra e Inzaghit nuk zhvilloi një ndeshje të mirë dhe kundërshtari ishte tepër i etur për një rezultat pozitiv në shtëpi. Interi ndodhet në vendin e dytë bashkë me Milanin me nga 47 pikë. Kampionët në fuqi të Italisë, Milani, fitoi dje në mbrëmje në San Siro ndaj Atalantës me rezultatin 2-0. Lajm i jashtëzakonshëm për Piolin pasi Maignan u rikthye pas një kohe tepër të gjatë dhe startoi sfidën nga minuta e parë, gjithashtu pati minuta edhe për Zlatan Ibrahimovic. Sot më datë 27 shkurt, do të luajë Verona-Fiorentina dhe Lazio-Sampdoria. Ndërsa të martën, më datë 28 shkurt, Cremonese-Roma dhe Juventus-Torino do të mbyllin raundin e 24-të të kampionatit italian.
Në Angli, në Premier League, janë luajtur ndeshjet e raundit të 25-të, me vetëm dy prej tyre të shtyra pasi luajtën në finaelen e Carabau Cup. Newcastle-Brighton dhe Manchester United Brentford do të luhen në një ditë tjetër. Arsenal arriti të merrte një fitore minimale me rezultatin 0-1, por shumë të rëndësishmë ndaj Leicester. Goli i Martinellit në pjesën e dytë i ka mjaftuar “topçinjve” të marrin tre pikë shumë të rëndësishme për rrugëtimin e fitimit të trofeut që u mungon prej vitesh. Arsenal renditet tashmë në vendin e parë me 57-të pikë. Manchester City kryen detyrën dhe shkatërron Bournemouthin në transfertë me rezultatin 1-4, duke ushtruar presion mbi Arsenalin e vendit të parë. Skuadra e Guardiolës renditet e dytë në tabelë me vetëm 2 pikë më pak se Arsenali. Liverpool nuk fiton ndaj Crystal Palace, duke dalë nga kjo ndeshje me vetëm 1 pikë pas barazimit 0-0. Ndërsa Chelsea zghënjen sërish, duke u mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj Tottenhamit dhe dukë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Graham Potter në stolin e bluve. Blerjet e shumta e të shtrenjta nuk po munden ende të nxjerrin nga gropa ekipin e tyre.
Spanja ka mbyllur raundin e 23-të të La Ligës, me vetëm një ndeshje për të luajtur, e cila do të zhvillohet sot në mbrëmje, ajo mes Villarrealit dhe Getafes. Sfida e javës ishte ajo e derbit madrilen mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Një ndeshje e luftuar nga të dyja palët dhe shumë e ashpër. Goli i parë erdhi nga Atletico, ku edhe me 10 lojtarë arritën të shënonin golin e avantazhit në minutën e 78-të me anë të Gimenez. Por, “Los Blancos” shpëton nga humbja falë lojtarit të tyre të ri, Rodriguez i cili barazon në minutën e 85-të. Me këtë rezultat, Real Madrid ndodhet në vendin e dytë të tabelës me 52 pikë, 7-të më pak se Barcelona kryesuese. Barcelona e Xavit zhgënjen në transfertë ndaj Almeiras, pasi katalanasit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.
Në Bundesligën e Gjermanisë është mbyllur raundi i 22-të dhe sheh në krye të tabelës dy kryesues dhe jo 3 siç ishin një javë më parë. Dortmund mori një fitore me peshë edhe pse me rezultatin minimal 0-1 ndaj Hoffeinheimit. Dortmund vazhdon të ushtrojë presion mbi Bayern Munich, ku të dy së bashku renditen në vendin e parë me 46-të pikë, edhe pse Bayern me statistika qëndron në krye, falë avantazhit të golave të shënuar. Bavarezët mundën 3-0 Union Berlin, i cili gjithashtu këtë sezon është në formë të jashtëzakonshme dhe ndodhet në vendin e tretë me 43 pikë.
Në ligën franceze, dueli më i rëndësishëm i raundit të 25-të ishte ajo mes Marseilles dhe PSG-së. Parisienët fituan në transfertë ndaj tyre me rezultatin 0-3, me Mbappen dhe Messin që menduan për gjithçka në këtë sfidë. Argjentinasi realizoi një gol dhe dha dy asiste për Mbappen, ndërsa ky i fundit shënoi dy herë duke u futur kështu në historinë e klubit si golashënuesi më i mirë, me 200 të tillë. PSG ruan vendin e parë të ligës me 60-të pikë, ndërsa Marseille në vendin e dytë me 52 pikë./ h.ll/abcnews.al