Një tjetër dështim për liderin socialist Pedro Sancez në Spanjë, i cili dhe në votimin e dytë nuk ka arritur të marrrë mbështetjen e parlamentit për të krijuar qeverinë e re.
124 vota pro, 156 kundër dhe 66 abstenim. Është rrëzuar dhe njëherë në këtë mënyrë mundësia e një qeverie socialiste në Spanjë, 48 orë pas kundërshtimit të parë nga ana e parlamentit të vendit
Lideri socialist Pedro Sanchez i cili nuk mori mbështetjen e deputetëve për të krijuar qeverinë, do të ketë dhe dy muaj kohë për t’ia dalë mbanë, në të kundërt vendi do u drejtohet kutive të votimit për herë të katërt në katër vjet, 10 nëntorin e ardhshëm.
Sipas të përditshmes spanjolle, EL PAÍS, mbreti duhet të thërrasë një raund të ri konsultimesh me partitë që kanë arritur të futennë parlament në zgjedhjet e 28 prillit, pas rërzimit të kandidatit socialist nga ana e Kongresit. Me refuzimin dhe nga ana e dhomës së deputetëve, propozimi që mbreti i bëri Sanchez në 6 qershor, tashmë rezulton i pavlefshëm. Kreu i shtetit duhet të bëjë një hap tjetër për rinisjen e procesit dhe për të kuptuar nëse ka ndonjë mundësi që të krijohet një qeveri e re.
Në rastin më të mirë, debatet për qeverinë e re duhet të zhvillohen para 23 shtatorit, ditë kur dhe shpërndahet parlamenti.
Lideri i PSOR, me anë të një postimi në Tuiter shprehet se situata ishte pasojë e marrëveshjes së munguar me Podemos për ndarjen e ministrive. /ABC News Albania 24/7