Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis pritet të luajnë një rol “të rëndësishëm” në kurorëzimin e gjyshit të tyre, Mbretit Charles III, sipas redaktorit mbretëror Roya Nikkhah.
Nuk është zakon gjatë ceremonisë që trashëgimtarët e rinj të luajnë një rol, por duket se këtë herë Mbreti Charles nuk ka dashur të ndjekë traditën mbretërore. Në fakt, Charles dhe Camilla do të takohen me Princin William dhe Princeshën Kate për të diskutuar “rolet” që do të ketë familja mbretërore e Uellsit në ceremoni.
Kujtojmë se ceremonia do të zhvillohet ditën e shtunë, më 6 maj, çka do të thotë se tre fëmijët, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, do të jenë të lirë dhe nuk do të kenë shkollë. Sipas raporteve të huaja, nipërit e Charles do të luajnë një rol. Konkretisht, ata do të mbajnë kurorën mbi kokën e Camilla.
Gjithnjë e më shumë detaje vazhdojnë të njoftohen me afrimin e Ditës së Kurorëzimit, duke përfshirë mënyrën se si Charles do t’i bëjë homazhe babait të tij të ndjerë, Princit Philip.
Ceremonia do të shfaqë kompozime të ndryshme të reja për të shënuar mbretërimin e ri dhe Karli ka kërkuar personalisht përfshirjen e muzikës ortodokse greke, e cila do të interpretohet nga Ansambli i Këndëve Bizantine.
Është konfirmuar gjithashtu se të martën pas shërbimit, Charles do të organizojë festën e tij të parë në kopsht si monark. Festa do të zhvillohet ditën e martë më 9 maj dhe tashmë të ftuarit kanë nisur të marrin ftesat e tyre për eventin prestigjioz./abcnews.al