VIDEO/ Bologna “makth” i Interit, zikaltërit mposhten minimalisht

schedule14:27 - 26 Shkurt, 2023

schedule 14:27 - 26 Shkurt, 2023

Inter është mposhtur me rezultatin 1-0 ndaj Bolognas në shtëpinë e këtyre të fundit.

Vendasit kanë qenë totalisht dominues në këtë pjesë të parë. Në minutën e 13-të, Bologna kaloi në avantazh me anë të Barrow, por VAR e anulloi për pozicion jashtë loje.

Moti i ftohtë, era e fortë dhe lagështira e kanë bërë të vështirë lojën për Interin ku pothuajse shumicën e topave e kanë humbur prej rrëshkitjes.

Këto 45 minuta të para kanë qenë tepër intensive dhe të luftuara fizikisht, por vihet re dëshira e madhe e Bolognas për të dalë nga fusha e tyre me tre pikë.

Pjesa e dytë nisi pak më ndryshe për zikaltërit, ku dukej sikur kishin marrë lojën në menaxhim

Me hyrjen e Dzekos dhe Barellës diçka ndryshoi, madje sulmuesi boshnjak rrezikoi portën e kundërshtarit, por portieri ishte i vëmendshëm. Befasia ndodhi në minutën e 76-të sfidës, pasi Orsolini mori një top të bukur nga mesfusha dhe goditi fortë në portën e Onanës duke shënuar kështu golin e avantazhit.

Me këtë rezultat, Interi mbetet në vendin e dytë me 47-të pikë, ndërsa Bologna në vendin e 7-të me 35 pikë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!