Janë mbyllur 45 minutat e parë të sfidës Bologna-Inter.
Vendasit kanë qenë totalisht dominues në këtë pjesë të parë. Në minutën e 13-të, Bologna kaloi në avantazh me anë të Barroë, por VAR e anulloi për pozicion jashtë loje.
Moti i ftohtë, era e fortë dhe lagështira e kanë bërë të vështirë lojën për Interin ku pothuajse shumicën e topave e kanë humbur prej rrëshkitjes.
Këto 45 minuta të para kanë qenë tepër intensive dhe të luftuara fizikisht, por vihet re dëshira e madhe e Bolognas për të dalë nga fusha e tyre me tre pikë. Zikaltërit duhet të menaxhojnë sfidën në pjesën e dytë pasi rrezikojnë shumë të kthehen në shtëpi me ndonjë pikë të fituar./ h.ll/abcnews.al