Pas suksesit në Champions League me Porton, Interi rikthehet për të luajtur në ligë dhe e bën këtë ndaj Bolonjës në stadiumin e tyre, aty ku humbën pikët më të rëndësishme të sezonit vitin e kaluar. Interi do të sfidojë Bolonjën në orën 12:30.
Inzaghi ka marrë dy lajme të hidhura para kësaj sfide, pasi Skriniar dhe Dimarco u ndalën dhe për këtë arsye nuk do të jenë të gatshëm të udhëtojnë me grupin drejt Bolonjës.
Pritet që De Vrij, Brozovic dhe Gosens të startojnë nga minuta e parë në këtë ndeshje.
Fitorja e Interit vlen pasi zikaltërit duan të krijojnë distancë mes kundërshtarëve të tyre dhe të blindojnë vendin e dytë, pasi i pari është pothuajse i paarritshëm sepse Napoli nuk di të ndalet. Nga ana tjetër, Bolonja ka bërë mjaft mirë këtë sezon, duke u pozicionuar e teta në renditje me 32 pikë, po aq sa Juventusi./ h.ll/abcnews.al
Formacionet e mundshme