Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rezultate surprizë në Superiore: Teuta befason Tiranën, bie dhe Vllaznia

schedule18:55 - 25 Shkurt, 2023

schedule 18:55 - 25 Shkurt, 2023

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të Abissnet Superiore ku rezultatet surprizë nuk munguan.

Tirana është mposhtur 0-2 në Air Albania nga Teuta. Golat për Djemtë e Detit u realizuan nga Emiliano Vila 28′ 78′.

Kujtojmë se durrsakët mbetën me një lojtar më pak pasi Gruda u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në minutën e 73′.

Tirana mbetet në vendine parë me 40 pikë, ndërsa renditet e 6-ta me 31 pikë.

Në ndeshjen e radhës, bardheblutë luajnë derbin me Partizanin, ndërsa Teuta pret Vllazninë.


Ndërkohë, humbje ka pësuar edhe Vllaznia e cila është mposhtur 0-1 në Loro Borici nga Kastrioti.

Goli i vetëm që i dha fitoren krutanëve u realizua nga Mihana 30′.
Vllaznia mbetet e 3-ta me 35 pikë, ndërsa Kastrioti ngelet sërish në fund të tabelës me vetëm 23 pikë. /G.D abcnews.al/
RENDITJA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!