Gjukanovic nuk dorëzohet, Camaj: Besohet se do të tërheqë vota, shqiptarët do të jenë përcaktues

schedule17:05 - 25 Shkurt, 2023

schedule 17:05 - 25 Shkurt, 2023

Kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj ka qenë i ftuar në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News.

Camaj komentoi zgjedhjen e Milo Gjukanovic për të kandiduar për herë të tretë për president të Malit të Zi.

Ai u shpreh se këtë herë pritej që të zgjidhej një kandidat i ri, por kjo nuk ndodhi pasi besohet se Gjukanovic ka ende kapacitet për tërhequr shumë vota, madje edhe nga ata votues me prirje perëndimore.

“Edhe pse pritej që PDS të dilte me një kandidat të ri, u vendos në bazë të asaj se kush mund të tërheqë më shumë vota dhe mbështeti  Milo Gjukanovic.

Besimi është se ai mund të tërheqë vota, madje edhe nga ata që tërheqin nga Evropa”, tha fillimisht Camaj.

Kreu i LDSH u shpreh se Dritan Abazovic dhe lëvizja URA deri më tani nuk ka deklaruar përkrahjen  për ndonjë kandidat dhe pritet që kjo të ndodhë në raundin e dytë.

URA nuk do të dalë me kandidat të vetë, akoma nuk ka deklaruar se kë do të përkrahë. Ajo ka deklaruar se  nëse Evropa Tani dhe Demokratët do të kishin një kandidat të përbashkët ajo do t’i përkrahte, por kjo nuk ndodhi dhe nuk dihet tanimë se kë do të mbështesë,” theksoi Camaj.

Në fund ai bëri me dije se partitë shqiptare në Malin e Zi janë të fokusuara në zgjedhjet lokale dhe do të jenë të fokusuara aty deri kur të mbarojnë, duke mos u marrë kështu me çështjen e presidentit.

Camaj bëri me dije ata do të futen në lojë në raundin e dytë, kur edhe beson se vota e shqiptarëve do të shumë përcaktuese.

Sa i përket partive shqiptare që veprojnë Tuz jemi të fokusuar në zgjedhjet lokale dhe në parim nuk do të merremi me këtë çështje deri sa të përfundojnë lokalet.

Nuk besoj se do të marrim një qëndrim në raundin e parë, por shpresoj që në raundin e dytë vota e shqiptarëve do të jetë përcaktuese,” përfundoi ai.r.t/abcnews.al