Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Potter i “zhgënjyer” me tifozët e Chelsea: Kam marrë mesazhe në të cilat njerëzit më uronin vdekjen

schedule11:35 - 25 Shkurt, 2023

schedule 11:35 - 25 Shkurt, 2023

Prej kohësh tashmë “blutë” e Londrës, nuk po gjejnë lavdinë që kërkojnë, me rezultatet e dobta që vijnë njëra pas tjetrës, duke i irrituar jo pak tifozët e Chelsea, të cilët e kanë shprehur pa frikë mendimin e tyre, të paktën për teknikun Potter.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe tekniku i Chelsea, i cili në një intervistë ka treguar se jo pak herë ka mërrë mesazhe dhe e-mail, në të cilat njerëzit i uronin vdekjen atij dhe fëmijëve të tij, duke e kthyer në një “makth”, përvojën e tij te “londinezët”.

“Pavarësisht se kam marrë mbështetje, kam marrë edhe emaile jo shumë të këndshme në të cilat njerëzit uronin vdekjen për mua dhe fëmijët e mi, kështu që sigurisht nuk është shumë e këndshme t’i marrësh.

Sfida për mua është: “Mirë, si duhet të sillem?” Sa më lart të ngjiteni, aq më shumë presion vihet mbi ju si person. Unë dua të kem sukses këtu. Ka disa budallallëqe që nuk më interesojnë. Nga vjen? Ku janë provat tuaja për këtë?

Nëse shkoni në punë dhe dikush ju shan, do të jetë e pakëndshme. Ju mund t’i përgjigjeni kësaj në dy mënyra. Mund të them që nuk më intereson, por do ta kuptosh që po gënjej. Të gjithëve u intereson se çfarë mendojnë njerëzit, sepse ne jemi të programuar për lidhje sociale.

Pyete familjen time se si ishte jeta për mua dhe e tyre. Nuk ishte aspak e këndshme. E kuptoj që tifozët shkojnë në shtëpi të irrituar që skuadra nuk po fiton, por ju siguroj se jeta ime në tre-katër muajt e fundit ka qenë goxha e zakonshme, përveç faktit që jam shumë mirënjohës për këtë përvojë.”,- është shprehur Potter, përsa i përket këtyre reagimeve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!