Një vit nga pushtimi rus, gazetarja ukrainase Olena Solodovnikova thotë se situate në Ukrainë është ende e rrezikshme.
“Është e paparashikueshme se kur fashistët rus do fillojnë të bombardojnë qytetin tonë, çdo qytet është në rrezik të vazhdueshëm, dhe për shembull një nga kolegët e mi shkoi në qytetin Kherson në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar, dhe tani është plotësisht i lirë, por ata vazhdojnë të bombardojnë qytetin çdo herë, dhe tani sulmet ajrore vazhdojnë atje çdo ditë.”
Solodovnikova thotë se rusët do të dënohen nga gjykata ndërkombëtare. Ajo tregon se në vendin e saj gjatë një viti luftë shumë gra dhe vajza janë dhunuar seksualisht.
” Rusët janë si kafshët, do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare. Ata vazhdojnë ta rinovojnë këtë qytet dhe nuk flasin për viktimat e këtij qyteti dhe kjo është e paparashikueshme, sa njerëz, sa gra do të abuzohen seksualisht atje dhe në Ukrainë tani, sepse shumë njerëz, dhe shumë gra, që ju vjen shumë turp për këtë, dhe nuk flasin zyrtarisht për këtë. Por dikush do flasë për këtë, dhe mendoj se do të kalojnë shumë vite më vonë, ashtu si në Kosovë dhe do të zbulojmë të vërtetën për numrin vërtet të madh të grave dhe njerëzve që luftuan dhe që u abuzuan seksualisht gjatë luftës ruso-ukrainase.”
Gazetarja po qëndron në Prishtinë bashkë me vajzën e saj dhe pret që gjatë këtij viti Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Po, jam këtu bashkë me vajzën. Fillimisht kam ardhur vetë sepse kam pasur dyshime për këtë vend dhe për situatën në kufi me Serbinw. Kam bërë intervistë para një muaji me Albin Kurtin dhe kemi biseduar për atë situate. Të gjitha trazirat janë plotësisht të lidhura me rusët, jo vetëm me serbët. Pra, e gjithë propaganda, e bazuar në të njëjtat pika si në Ukrainë, dhe në Serbi. Shpresoj që këtë vit ta njohim plotësisht vendin tuaj. “
Për shkak të agresionit rus, në dhjetor të vitit të kaluar Solodovnikova humbi bashkëshortin e saj, gazetar shumë i njohur në Ukrainë.