ITALI- Polica italiane gjatë një aksioni ka sekuestruar tetë kilogramë drogë të llojeve të ndryshme. Mediat fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një shqiptar, i identifikuar si Milantin Dhamo.
Droga u gjet e fshehur në garazhin e banesës së 30-vjeçarit, shkruan genovatoday. Konkretisht u sekuestruan njëqind gramë kokainë të pastër, gjashtë kilogramë hashash dhe gati dy kilogramë marijuanë/abcnews.al