Ikin aleatët, Berisha në alarm/ Paralajmëron Idrizin: Rama, më keq se Napolon Zerva

schedule15:15 - 24 Shkurt, 2023

schedule 15:15 - 24 Shkurt, 2023

TIRANË – Sali Berisha nuk pranon arsyet e vërteta për largimet prej foltores, të aleatëve besnike të PD në prag të zgjedhjeve lokale. Njëri pas tjetrit, Dashamir Shehi, duke lidhur aleancë më Astrit Patozin, dhe më pas Agron Duka i PAA deklaruan se në zgjedhje do të shkojnë me logo të vetat.

Vendimi, siç Agron Duka tregoi në një intervistë për ABC News, erdhi për shkak të situatës ku ndodhet PD-ja dhe shpresat e pakëta për të qenë një forcë fituese, më 14 maj.

Por Berisha nuk mendon kete. Si gjithmonë faji, pergjegjësia është e te tjerëve.

“Pothuajse cdo forcë politke, përpiqet të provojë vetën me këshilltarët. Ai do të di cfarë elektorati ka. Ato i dinë se kanë garuar të dyja, por së bashku mendojnë se mund të rriten”

Nderkohe ne seancen e javes se shkuar, ajo bashkoi 3 votat e saj me shumicën qeverisëse. Megjithese refuzon ta pranoje, duket se ne rastin e Idrizit, pasigurite e Berishes jane me te forta.

“PDIU akoma është në zonën gri, po shoh se nga po shkojnë. Por u them një gjë, nëse ka patur armiq më të egër, pas Zervasit, ka patur Enver Hoxha që për 45 vjet ata shkodranët dhe minoritarët grek, i kishte në qëndër të kasapanës…cdo cam duhet të mendoj kur afrohet me të nipin e  spirokolekës dhe të birin e kristaq ramës”

Ne fund si gjithmone ish kryeministri ngriti gishtin e akuzes mbi ate qe thuajse e fajeson per deshtimin e revolucionit. Duke sulmuar Mediat dhe gazetaret. Vecanerisht njerin.

“Pyesni pak kush e paguan Sokol Ballën, për të kuptuar se çfarë kalbësire ekzison. Kush e paguan atë, me cfarë parash paguhet Sokol Balla. Dhash një shembull. Po këta janë një grup që kalojnë nga një studio në një tjetër, me misionin e vetëm të mashtrojnë shqiptarët”

 Gjithsesi cështja e aleancës se prishur të Berishës me aleatet nuk është një çështje mashtrimi, por një realitet, me të cilin Sali Berisha, po përballet cdo ditë, që afrohet data 3 mars./abcnews.al