Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i shprehur mbështetjen e Turqisë për popullin e Ukrainës në përvjetorin e luftës.
Lajmin e bëri me dije zyra e presidentit turk. Erdogan përsëriti vullnetin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të Turqisë për të kontribuar në përpjekje për arritjen e një armëpushimi dhe paqes bazuar ne negociata mes dy palëve.
Presidenti turk falënderoi gjithashtu Zelenskyn për mbështetjen dhe ndihmën humanitare që Ukraina i dërgoi Turqisë pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit./abcnews.al