Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger kërkon nga Shqipëria dialog politik me të gjitha palët. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ai tha se për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, duhet të pritet Gjykata Kushtetuese. Për Ministrin Cakaj, marrja e presidencës së OSBE-së vitin e ardhshëm, është suksesi më i madh i Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO.
Shqipëria do të marrë vitin e ardhshëm presidencën e OSBE-së, por ky rol i ri ndërkombëtar, rrezikon ta gjejë vendin me një krizë të brendshme politike. Seekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Thomas Greminger kërkoi në Tiranë, dialog politik gjithëpërfshirës.
“Jam i bindur se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda, por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë për të pasur fuqi politike. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje, por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët.”
Ministri i jashtëm komentoi punët e brendshme, duke treguar kufirin e tolerancës së mazhorancës.
I pyetur mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, Greminger, tha se për këtë vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së tha se pret nga qeveria shqiptare të bëjë ndryshime në ligjin e Medias, pas vërejtjeve të ardhura nga Vjena për paketën antishpifje të kryeministrit Rama. /ABC News Albania 24/7