Kryeministri Rama ka reaguar me tre postime të ndryshme prej mëngjesit të sotëm, për atë çka po ndodh tek Teatri Kombëtar.
Në reagimin e parë në Facebook, kryeministri postoi shprehjen popullore “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, duke e ilustruar me projektet e realizuara tek Liqeni Artificial, Pazari i Ri e Sheshi Skënderbej.
Më tej me një citim të shkrimtarit Paulo Coelho, Rama shkruan se disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët e vetveten, e prandaj shpikin vepra teatrale imagjinare.
Pak minuta më vojë, në një postim të tretë, Rama përcjell një opinion të aktores Rajmonda Bulku ish deputete e PD, në mbështetje të prishjes së godinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të ri. Rama shkruan se “Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!” /ABC News Albania 24/7