Tentoi të arratisej pasi u kap me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 18-vjeçari në Lezhë

schedule09:55 - 23 Shkurt, 2023

schedule 09:55 - 23 Shkurt, 2023

 

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi qarkullonte me automjet me armë zjarri me vete.,

Në momentin e ndalimit, shtetasi K.L, është munduar të largohet me vrap për t’iu shmangur kontrollit, por efektivët kanë ndërhyrë duke e kapur dhe ndaluar.

“Blutë” sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, me krehër me 15 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Falë inteligjencës policore, finalizohet operacioni i koduar “Ndërhyrja”.

Qarkullonte me automjet dhe me armë zjarri me vete, tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin, vihet në pranga 18-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 15 fishekë.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pasagjerët në automjet), për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të punës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, falë inteligjencës policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K.

Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al