Rummenigge për skandalin e Barçës: Nuk jam i befasuar, ishte një ndjenjë e çuditshme sa herë që Bayern luante në Spanjë

schedule19:28 - 22 Shkurt, 2023

schedule 19:28 - 22 Shkurt, 2023

Ish-CEO dhe lojtari i Bayernit Rummenigge, ka folur për Barcelonën dhe aferën për korruptimin e arbitrave.

“A do të më besoni nëse them se kam qeshur kur lexova lajmet për këtë? Nuk më befasuan, sa herë luanim në Spanjë, kisha një ndjenjë të çuditshme.

Gjëra të tilla janë të papranueshme, nuk prekin vetëm kampionatin kombëtar. Gjyqtarët duhet të merren seriozisht dhe me respekt”, tha Karl-Heinz Rummenigge në një intervistë për Corriere dello Sport. /G.D abcnews.al/