Një tjetër skandal në Portugali, ku sërish si protagoniste është skuadra e Benfica-s. Klubi që prej kohësh është nën hetim për paracaktim të rezultatit të disa ndeshjeve të kampionatit, është kthyer në qendër të vëmendjes për një episod të veçantë, të ndodhur në sezonin 2017-2018.
Sipas mediave luzitane, hetuesit po mbledhin prova rreth hipotezës së korruptimit të kundërshtarëve, në javën e fundit të kampionatit. Në atë kohë, ekipi i drejtuar nga Rui Vitoria fitoi 1-0 ndaj Moreirense, falë një goli me penallti. Suksesi bëri që Benfica ta mbyllte sezonin në vendin e dytë dhe të siguronte një biletë në Champions.
Në fund të sezonit, mbrojtësi u ble nga Benfica për 2,5 milionë euro, me klubin që nga pjesëmarrja në Champions përfitoi 43 milionë euro të ardhura. Akuzat e hetuesve bazohen te bisedat e shpeshta telefonike të presidentit të atëhershëm të “shqiponjave”, Luís Filipe Vieira me trajnerin e Sportingut, Zhorzh Zhezus. Në javët e fundit të kampionatit ata kanë shkëmbyer mesazhe të shumta, në njërin prej të cilëve shkruhej: “Nuk kam dyshime se neve edhe kur flemë, dimë më tepër se ata kur janë zgjuar”.