Padyshim një nga zhgënjimet më të mëdha për Liverpool, në disfatën e “dhimbshme” 2 me 5 ndaj Real Madrid ishte dhe performanca e “mbrojtësit më të mirë në botë”, Virgil van Dijk, i cili ishte komplet i “padukshëm” në prapavijën e të “kuqve”, ku i dha hapsirë “galaktikëve”, për të shënuar jo më pak 3 gola.
I rënduar nga dëmtimet, siç ishte dhe ai i janarit në kofshën e djathtë, që e la “tulipanin” jashtë për më shumë se 1 muaj, duket i ka humbur komplet shkëlqimin mbrojtësit tashmë 31-vjeçar, i cili u transferua nga Southampton te Liverpool, për shifrën rekord të 75 milionë paundve, më shumë se çdo mbrojtës tjetër, në janarin e vitit 2018.
Pas performancave të asaj kohe, tekniku Jurgen Klopp e konsideronte Van Dijkun si “mbrojtësin më të mirë në botë”, ku me ndërhyrjet e tij vrastare dhe sigurinë që ofronte në vijën e fundit të mbrojtjes arriti të rikthente shkëlqimin e Liverpool, duket fituar trofeun e Champions League, në vitin 2019, Premier League vetëm 1 vit më vonë, si dhe arriti në finalen e vitit të shkuar në Champions League, ku dhe aty u mundën nga Real Madrid.
I zhgënjyer tërësisht nga performanca e Van Dijk është dhe ish-mbrojtësi legjendar i “të kuqve”, Jamie Carragher, i cili tha me plot gojë pas ndeshjes se performanca e mbrojtjes së Liverpool në pjesën e dytë ka qenë totalisht katastrofike dhe turpëruese për vendasit.
Mesa duket dëmtimi i rëndë në gju që mori hollandezi në tetorin e viti 2020 dhe e la jashtë fushave të blerta për plot 9 muaj, duket se e ka dëmtuar shumë rëndë karrierën e 31-vjeçarit dhe tashmë nga një “idhull”, Van Dijk është kthyer në një nga lojtarët më të padëshiruar në “Anfield Road”. /i.m /abcnews.al