Guardiola “karikon” skuadrën para Leipzig: Do të bëjmë gjithçka për të fituar

schedule13:08 - 22 Shkurt, 2023

schedule 13:08 - 22 Shkurt, 2023

Manchester City do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme, në përballjen tepër të vështirë përballë Leipzig në “Red Bull Arena”, të vlefshme për fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League, me të gjithë futbolldashësit që presin mbrëmjen e sotme, një spektakël të vërtetë nga “qytetarët”.

Prej 6 sezonesh tashmë në drejtim të Manchester City, i vetmi trofe i pafituar nga Guardiola është Champions League. Rastet për ta fituar kanë qenë jo të pakta, me “qytetarët” që kanë humbur 1 finale, 1 gjysmë-finale, 3 çerek-finale dhe një herë janë eleminuar, që në raundin e 1/16-ve.

Tifozët tashmë kërkojnë me ngulm një trofe “Champions”-i në “Etihad” dhe një gjë të tillë e ka treguar dhe tekniku spanjoll, Pep Guardiola teksa i ka premtuar tifozëve se do të jenë gati për të triumfuar në përballjen ndaj Leipzig.

“Njerëzit flasin për atë (që Man City duhet të fitojë Ligën e Kampionëve) për shkak të emrit të klubit tonë ose për çfarëdo arsye, por unë gjithmonë kam ndjenjën se është shumë e vështirë të bëhet. Çdo sezon bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe të arrijmë në çerekfinale, por gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. Në fund të fundit, fati është shkruar tashmë. Ndonjëherë ishim afër, ndonjëherë jo.

Çfarëdo që kam bërë personalisht në të kaluarën apo në të ardhmen, njerëzit do të mendojnë se kam dështuar. Asgjë nuk do të mjaftojë.

Me këtë në mendje, vendosa të argëtohem. Unë thjesht do ta shijoj këtë konferencë për shtyp dhe më pas pas një darke të këndshme me verë të mirë dhe duke parë ndeshjen Liverpool-Real dhe pjesë të ndeshjes së Napolit, do të përgatitem mirë për lojën dhe do të them: “Shkojmë djema. Le të provojmë përsëri”,- u shpreh tekniku i “qytetarëve”. /i.m /abcnews.al