Reagon Rama: Teatri do të ndërtohet, askush s’ka të drejtë ta pengojë

schedule12:40 - 24 Korrik, 2019

schedule 12:40 - 24 Korrik, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar pas tensioneve të krijuara sot. Përmes dy postimeve të njëpamnjëshme në twitter, Rama shkruan se ssnjë minorancë nuk mund të marrë peng këtë vend, ndërsa shpreh vendosmërinë se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse dhe askush ska të drejtë ta pengojë

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!