Gjatë fjalimit të tij. Putin iu referua edhe referendumeve në zonat pjesërisht të pushtuara të Ukrainës në fund të vitit të kaluar.
“Dëshiroj të shpreh një mirënjohje të veçantë për qytetarët e rajoneve Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Ju vetë e keni vendosur të ardhmen tuaj. Ju bëtë zgjedhjen tuaj pavarësisht kërcënimeve të terrorit të nazistëve.
Pranë jush po zhvilloheshin aksione ushtarake dhe ju bëtë zgjedhjen të jeni bashkë me Rusinë. Të jesh bashkë me atdheun tënd,” theksoi ai.
“Për paraardhësit tanë dhe të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë për të rivendosur drejtësinë historike, për këtë po luftojnë heronjtë tanë,” tha Putin. Ai i kërkoi audiencës që të ngrihet në këmbë për nder të atyre ushtarëve rusë që kanë vdekur.
/abcnews.al