Presidenti i SHBA-së Joe Biden, me politikën e tij ndaj Ukrainës, mund ta çojë njerëzimin drejt një lufte të tretë botërore, tha të martën paraardhësi i tij, Donald Trum.
“Nëse ndiqni dhe kuptoni hapat që po ndërmerr Biden për Ukrainën, do të shihni se si ai po na shtyn në mënyrë sistematike, por ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme, drejt asaj që së shpejti mund të bëhet një luftë e tretë botërore.
A nuk është çmenduri?’ Trump shkroi në llogarinë e tij të mediave sociale, Truth Social.
Duke folur në një tubim në Florida të hënën, ai tha se nëse zgjidhet si kreu i administratës amerikane, ai do të telefononte menjëherë presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të organizonte një takim për të zgjidhur situatën rreth Ukrainës sa më shpejt.
Trump tashmë ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit 2024 në SHBA.
/abcnews.al