Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për përvjetorin e luftës

schedule22:41 - 20 Shkurt, 2023

schedule 22:41 - 20 Shkurt, 2023

Kulla Eiffel do të ndizet me ngjyrat e flamurit ukrainas, me rastin e njëvjetorit të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, të enjten më 24 shkurt, njoftoi një përfaqësues i autoritetit komunal të Parisit.

“Qëllimi është të konfirmohet mbështetja e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha zyrtari.

Monumenti ikonë i Parisit do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës nga mbrëmja e së enjtes deri të dielën.

Franca është një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, dhe e ka treguar mbështetjen e saj me anë të furnizimit të vazhdueshëm të sistemeve të armëve dhe materialeve të tjera. /abcnews.al