Superiore: Mbyllet raundi i 22-të i kampionatit shqiptar, rezultatet dhe renditja

schedule09:34 - 20 Shkurt, 2023

schedule 09:34 - 20 Shkurt, 2023

Kjo fundjavë mbylli raundin e 22-të të Superiores. Dy ekipet kryeqytetase, të cilat janë edhe dy vendet e para të tabelës, Tirana dhe Partizani arritën të fitonin të dyja.

Tirana arriti të fitonte të dielën ndaj Kastriotit me rezultatin 0-1. Ka qenë një ndeshje e mahnitshme dhe jo shumë e lehtë për Tiranën. Një ndeshje me shumë emocione dhe raste, por edhe me intensitet të lartë, ku madje as kartonat e kuq nuk munguan për të dyja ekipet. Tirana arriti të gjente fitoren në minutën 11-të të shtesës së pjesës së dytë. Tre pikë me vlerë për kryesuesit e kampionatit të Superiores.

Nga ana tjetër, Partizani arriti të fitojë në shtëpi ndaj Erzenit me rezultatin 3-0. “Demat e Kuq” ishin tepër të fuqishëm për Erzenin, pasi edhe pse me 10 lojtarë që nga minuta e 5-të e sfidës, arritën të shënonin tre gola. Gueye braktisi ndeshjen pas një kartoni të kuq në fillim të lojës. Goli i parë për Partizanin erdhi në minutën e 46-të të pjesës së parë nga Rrapaj. Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të vendasve, pasi Da Silva dyfishoi shifrat. Golin e tretë e shënoi Hoti në minutën e 73-të. Tre pikë me rëndësi për “Demat” pasi kështu qëndrojnë afër kryesuesve të Tiranës me tre pikë diferencë.

Vllaznia ngeci ndaj Egnatias me një barazim 0-0. Shkodranët nuk mundën të përfitonin për të marrë tre pikët dhe të ushtronin presion mbi Partizanin për vendin e dytë të tabelës dhe pse jo për të tentuar kreun.

Teuta mposhti Kukësin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Laçi humbi ndaj ballshiotëve të Bylisit me rezultatin 0-1./ h.ll/abcnews.al

Rezultatet e sfidave të fundjavës dhe tabela e renditjes: