Liverpool duket se është rikthyer në rrugën e fitoreve, ku pas triumfit në derbi të hënën e kaluar përballë Everton, ka mposhtur mbrëmjen e sotme, një rival relativisht të fortë si “magpies” e Newcastle United, teksa arritën të fitonin në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 0 me 2.
Dy gola të shpejtë në minutat 10’ dhe 17’ të lojës, nga Darëin Nunez dhe Cody Gakpo i mjaftuan “të kuqve”, për të siguruar 3 pikë tepër të vyera në “luftën” për 1 biletë të zonës Champions, për sezonin e ardhshëm.
Liverpool përfitoi dhe nga gabimi i portierit anglez të “magpies”, Nick Pope, me këtë të fundit që doli nga loja në minutën e 22’-të, pas ndëshkimit me karton të kuq nga abitri.
Me këtë fitore Liverpool ngjitet në vendin e 8-të, në renditje me vetëm 35 pikës, ndërsa Newcastle është ende i pozicionuar në vendin e 4-t, me 41 pikë. Ndërkaq, kujtojmë se mbrëmjen e së martës Liverpool do të presë në “Anfield Road”, “galaktikët” e Real Madrid, në një përballje të vlefshme për raundin e 1/16-ve, të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: