Firma “INEOS” e Sir Jim Ratcliffe ka paraqitur një ofertë për të blerë Manchester United. Kjo vjen pasi kryetari i Bankës Islamike të Katarit (QIB) konfirmoi se kishte vërë ofertën e tij për klubin.
Një burim e përshkroi ofertën e Sir Jim si një përpjekje britanike për ta bërë klubin një fener referimi për një qasje moderne, progresive dhe të përqendruar te tifozët në pronësi. Miliarderi, një nga njerëzit më të pasur të Britanisë, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të blerë klubin. Ai ishte tifoz i Manchester United që fëmijë dhe mbetet ende një i tillë. Ai zotëron gjithashtu ekipin e çiklizmit Ineos Grenadiers, skuadrën e Nice në Francë dhe FC Lausanne Sport, një klub zvicerian.
Pronarët aktualë të United, familja Glazer, kishin vendosur një afat prej orës 22:00 të premten mbrëma. Në një deklaratë, Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani, konfirmoi se ka dorëzuar ofertën për të blerë klubin anglez.
Nëse oferta e Emirit të Katarit është e suksesshme, Manchester United do të bëhet klubi i tretë i Premier League që ka pronarë nga Gjirit, duke iu bashkuar Manchester City dhe Newcastle./ h.ll/abcnews.al