Kush do ta marrë vulën e PD? Zheji e Curri: Varet nga do fryhet më shumë

schedule22:56 - 17 Shkurt, 2023

schedule 22:56 - 17 Shkurt, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thirrur një protestë kombëtare në datën 3 mars, ditë kur edhe do të jetë gjyqi për vulën e PD-së.

Kjo lëvizje e Berishës shihet gjerësisht një mjet presioni që ish-kryeministri kërkon t’i bëjë gjykatës.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, ka qenë të ftuar gazetari, Artur Zheji dhe avokati, Arjan Curri.

Dy të ftuarit u shprehën se nuk mund të parashikohet tani vendimi që do të marrë Apeli, pasi nuk dihen shumë faktorë.

Sipas Zhejit, Apeli do të vendosë andej nga do fryhet më shumë, duke lënë të kuptohet se nëse protesta e Berishës do të jetë e fuqishme dhe do të ketë mbështetje, vula do t’i kalojë Berishës.

Curri u shpreh se varet kush do ta ketë në dorë marrjen e vendimit, duke theksuar se Gjykata është në dilemë nëse do vendosë t’ia japë shumicës në këtë rast Berishës apo atë do ta marrin në dorë amerikanët dhe t’ia japin Bashës.r.t/abcnews.al