Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, në ABC News, është diskutuar për çështjen McGonigal.
Pyetjes nëse kryeministri Rama do fitojë më shumë pikë nga kjo çështje apo do të humbë, Ervin Salianji u përgjigj duke thënë se kryeministri është plagosur rëndë nga kjo çështje, në krahun tjetër, Ervin Bushati e kundërshtoi duke u shpreh se Akili nuk plagoset.
“ Çani: A mund t’i japë pikë Ramës çështja McGonigal?
Salianji: Edi Rama është i plagosur rëndë.
Bushati: Akili nuk plagoset, “ u shprehën të dy të ftuarit./abcnews.al