Pothuajse tre javë pasi pësoi një dëmtim të kofshës, Ousmane Dembele po stërvitet sërish në fushë, raporton Santi Ovalle i Cadena SER.
Megjithatë, anësori ende nuk i është bashkuar grupit. Në asnjë rast ai nuk pritet të luajë kundër Manchester United javën e ardhshme pasi katalanasit nuk janë të gatshëm të rrezikojnë.
Sipas raporteve të mëparshme, Barcelona dëshiron që Dembele të jetë gati për përballjen kundër Real Madridit më 19 mars. /G.D abcnews.al/

