Favoret e vulës, KQZ i jep Gazmend Bardhit fondin vjetor për PD-në

schedule16:41 - 17 Shkurt, 2023

schedule 16:41 - 17 Shkurt, 2023

Sali Berisha drejton selinë, por jo arkën e Partisë Demokratike. Këtë e konfirmoi edhe kjo mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili deklaroi se do të kalojë 1 mln lekë të vjetër si financim vjetor të PD-së në llogarinë bankare që aktualisht administrohet nga Gazmend Bardhi.

Pavarësisht se hyri në godinën qëndrore demokrate një vit më parë, Sali Berisha gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë kontroll mbi financat zyrtare të partisë. Banka nuk ka pranuar asnjë veprim përvec atyre që ka urdhëruar Gazmend Bardhi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, i cili në disa raste ka bashkëpunuar për të paguara stafin bazë të partisë dhe shpenzimet e saj në ujë e drita.

PD është partia e dytë më e financuar nga KQZ-ja, pas Partisë Socialiste, e cila do të marrë 15 miliardë lekë të vjetër.

Ky është financim i përvitshëm, vec fondit ekstra që  partitë dot ë marrin për fushatën e 14 majit.

Fondi total vjetor që u ndahet partive është 3 miliardë lekë, ndërsa buxheti i posacëm për fushatën elektorale do të jetë 26 miliardë lekë.

Ndërkohë në selinë blu ka nisur numërimi mbrapsh drejt datës 3 mars. Ditë kur Gjykata e Apelit pritet t’i japë fund sagës se cila është udhëheqësia e Partisë Demokratike.