Dukesha Camilla u detyrua të anulonte paraqitjet e planifikuara së bashku me Mbretin Charles pasi rezultoi pozitive me koronavirusin në fillim të javës. 74-vjeçari mbretëror udhëtoi vetëm në qytetin e Milton Keynes dhe ndau një përditësim mbi shëndetin e gruas së tij gjatë daljes së tij. Pasi foli me agjencitë lokale dhe përfaqësuesit e kishës, ai mori urimet nga një grua, Tazmin Farrington, për shërimin e shpejtë të Camilla. Pastaj monarku që do të kurorëzohet mbret majin e ardhshëm u përgjigj: “Po bëhet më mirë”.
Në fillim të javës, Buckingham Palace lëshoi një njoftim lidhur me shëndetin e Camilla: “Pasi vuajti nga simptomat e një ftohjeje, gruaja mbretërore është diagnostikuar pozitive me COVID-19. Me keqardhje, ajo ka anuluar të gjitha paraqitjet publike këtë javë dhe u kërkon falje të sinqertë atyre që do të merrnin pjesë”./abcnews.al