Ukraina: Do të pranojmë zhvillimin e negociatave vetëm nëse Rusia tërheq trupat

schedule12:58 - 17 Shkurt, 2023

schedule 12:58 - 17 Shkurt, 2023

Një zyrtar i lartë ukrainas përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Moskën sot nëse Rusia nuk tërhiqet nga Ukraina, duke përsëritur qëndrimin e Kievit përpara një konference ndërkombëtare.

“Për legjitimitetin e politikës ndërkombëtare dhe sigurinë reale të botës, lufta duhet të përfundojë me një fitore për Ukrainën,” tha Mykhailo Podoliak, këshilltar politik i Presidentit Volodymyr Zelensky, në një postim në Tëitter.

“Negociatat mund të fillojnë kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. Opsionet e tjera vetëm i japin Rusisë kohë për t’u rigrupuar dhe rifilluar armiqësitë në çdo kohë.”

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris janë ndër zyrtarët e rangut të lartë që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!