Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

schedule11:55 - 17 Shkurt, 2023

schedule 11:55 - 17 Shkurt, 2023

Rumania është goditur nga një tjetër tërmet. Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 km larg qytetit Targu Jiu.

“Ishte mjaft i fortë, krevati dhe dritarja dridhej”, “Isha ulur në shtrat dhe papritmas u zhvendos”. Ishte mjaft e zhurmshme, dritaret dridheshin”, janë disa nga komentet në faqen e internetit të EMSC.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Rumania është goditur nga një sërë tërmetesh, më i forti prej të cilëve ishte 5.2 ballë të shkallës Rihter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!