Një aksident i rëndë u regjistrua në mesditë në rrugën Shkodër – Kryebushat. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një autoveturë, një motor dhe një biçikletë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i biçikletës dhe motorit të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Në vendin e ngjarjes shkuan efektivë të policisë së Shkodrës të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./ABC News Albania 24/7
Shkodër, makina përplaset me motorin dhe biçikletën, dy të plagosur
schedule14:10 - 22 Korrik, 2019
schedule 14:10 - 22 Korrik, 2019

