Gjermania në ndjekje të ekstremistëve në radhët e ushtrisë

schedule14:00 - 22 Korrik, 2019

schedule 14:00 - 22 Korrik, 2019

Departamenti gjerman i mbrojtjes ka konfirmuar për mediat në vend se janë refuzuar me dhjetëra kërkesa për regjistrim në radhët e ushtrisë për faktin se dyshohet se kandidatët kanë lidhje me ekstremin e djathtë.

Hija e ekstremit të djathtë është rikthyer sërish mbi ushtrinë gjermane. Lajmi është publikuar nga e përditshmja e grupit mediatik “ Funke Media”, sipas së cilës janë të paktën 41 kërkesat për regjistrim në ushtri të cilat janë refuzuar nga departamenti gjerman I mbrojtjes, për shkak të dyshimeve për lidhje me organizata të ekstremit të djathtë.

Kjo nuk është hera e parë që ushtria gjermane përballet me ekstremin e djathtë: në vitin 2017, arrestimi I një ushtari I cili projektonte një atentat kishte nxjerrë në pah praninë e personave të infiltruar, ndërsa një vit më parë, një hetim i të përditshmes Shpigel, kishte zbuluar se si armë të shumta zjarri ishin zhdukur nga arsenali I ushtrisë, për të përfunduar ndoshta në duart e neo-nazistëve.

12 kërkesa të tjera për regjistrim në ushtri u refuzuan gjithashtu me dyshimin se kishin lidhje me ekstremizmin islamik, ndërsa vetëm dy prej tyre për lidhje me ekstremin e majtë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!