FBI ka arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moise në vitin 2021. Vdekja e Moise ka forcuar bandat që kanë pushtet de fakto në pjesën më të madhe të kryeqytetit Port-au-Prince.
Njëmbëdhjetë persona ndodhen në paraburgim në SHBA nën akuzat e lidhura me organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së presidentit Haitian.
Tre nga katër të arrestuarit, Antonio “Tony” Indriago, pronar i Njësisë së Sigurimit kundër Terrorizmit, ose CTU, Archangel Pretel Ortiz, menaxher i Akademisë Federale LLC të degës së CTU dhe Walter Veidemilla, kreu i Worldwide Capital Lending Group i akuzuar për mbështetjen e komplotit për të rrëmbyer ose vrarë presidentin.
I katërti, Frederic Bergman, akuzohet se ka siguruar jelekët antiplumb.
Indriago është një biznesmen amerikano-venezuelian ndërsa Pretel Ortiz është një amerikano-kolumbian. Të dy ndodhen në paraburgim në Florida të jugut, sipas Departamentit të Drejtësisë.
Veidemila, i cili është një shtetas amerikan, i dha hua më shumë se 170,000 dollarë CTU Security për të financuar operacionet e saj në Haiti.
Bandat në Haiti kanë rritur ndikimin e tyre që nga vrasja e presidentit. Pjesa më e madhe e vendit nuk kontrollohet nga qeveria dhe përplasjet me policinë janë bërë rutinë. Në tetor, Kombet e Bashkuara propozuan dërgimin e një “force të veprimit të shpejtë” në Haiti për t’u marrë me dhunën në përshkallëzim që ka vrarë qindra njerëz dhe ka zhvendosur mijëra.
Nesër të mërkurën fillon samiti treditor i liderëve të vendeve të Karaibeve (CARICOM), në të cilin një nga temat kryesore pritet të jetë situata në Haiti.
/abcnews.al