Meditimi: Ndryshoni jetën tuaj me metodën e thjeshtë që zgjat vetëm 13 minuta

schedule08:13 - 15 Shkurt, 2023

schedule 08:13 - 15 Shkurt, 2023

Nëse jemi të sinqertë, vitet e fundit kanë qenë të vështira për shëndetin tonë mendor, kjo është pikërisht arsyeja pse ekspertët e mirëqenies po parashikojnë se 2023 do të jetë viti që do ta gjejmë veten përsëri. Me vështirësitë me të cilat përballet jeta sot, duke përfshirë rritjen e kostos së jetesës, ekspertët thonë se ka ardhur koha që të gjithë ne të kërkojmë gëzimet e vogla në aktivitetet tona të përditshme për të përmirësuar trupin, mendjen dhe shpirtin tonë.

Pavarësisht të gjitha tendencave të njohura që kemi parë në rrjetet sociale, muajt e ardhshëm do të shohin që kujdesi për veten të marrë një drejtim të ri. Pirja e ujit me klorofil, 10,000 hapa në ditë dhe zgjimi në orën 5 të mëngjesit do të zëvendësohen nga një qasje më e ngadaltë dhe më e kujdesshme ndaj shëndetit. Një nga tendencat kryesore të mirëqenies që do të shfaqet është menaxhimi i mendjes, një formë specifike e meditimit aktiv që është vërtetuar shkencërisht se ndihmon në përmirësimin e neuroplasticitetit dhe rritjen e fokusit duke stimuluar qendrat e fokusit të trurit.

Si mund ta bëni këtë? Me një ushtrim të menaxhimit të mendjes që është i shpejtë dhe i arritshëm dhe zgjat vetëm 13 minuta, që mund të jetë një mënyrë e shpejtë dhe efektive për të nisur ditën tuaj në mënyrën më pozitive. Kjo teknikë përfshin fokusimin në një pikë brenda trupit dhe rifokusimin. Provoni të përqendroheni në një pikë të trupit tuaj për 13 minuta duke përdorur një kohëmatës në telefonin tuaj. Sa herë që mendja juaj endet, ripërqendrohuni në atë pjesë të trupit.

Por pse duhen 13 minuta? Një studim i Universitetit të Nju Jorkut tregoi se 13 minuta ishin të mjaftueshme për të reduktuar humorin negativ dhe për të rritur vëmendjen, njohjen e kujtesës, si dhe për të reduktuar ankthin. Sa më shumë ta përsërisni këtë ushtrim, aq më e gjatë do të jetë kjo periudhë e fokusit. Nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë për 8 javë, plasticiteti juaj nervor, fokusi, kujtesa dhe vëmendja do të përmirësohen ndjeshëm./abcnews.al