Alisson e quajti sulmuesin e West Ham, Michael Antonio, kundërshtarin më të ashpër me të cilin është përballur ndonjëherë.
Duke folur për mediat e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA), portieri i Liverpool u pyet se me kë e kishte më të vështirë të luante kundër, dhe ai u përgjigj:
“Mund të përmend shumë, por ka një që është vërtet i bezdisshëm. Michael Antonio. Ky djalë është shumë i fortë. Ai është shumë i rrezikshëm gjatë goditjeve.
Alisson, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2018, është një nga portierët më të mirë në botë. Braziliani 30-vjeçar ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë shtatë trofe, përfshirë titullin e Premier League në sezonin 2019/20 dhe Champions League në 2018/19.
Ndërkohë, Michael Antonio shënoi 67 gola në 257 ndeshje për West Ham. /G.D abcnews.al/