Ayse, mrekullia që lindi mes tragjedisë së tërmetit në Turqi, Erdogan i vendos emrin foshnjës

schedule10:01 - 14 Shkurt, 2023

schedule 10:01 - 14 Shkurt, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka vendosur emrin një foshnje të porsalindure në një spital në Stamboll.

Gjatë vizitës së tij në spital për të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrimtar, ai i këndoi ezanin në veshin e foshnjës dhe e quajti atë “Ayse Betul”, duke e përsëritur atë tre herë.

Mediat turke shkruajnë se kërkesa ka ardhur nga nëna e vajzës së sapolindur. Mijëra të mbijetuar nga tërmetet e javës së kaluar në Turqinë jugore janë duke marrë ndihmë mjekësore, pas lëndimeve të marra.

Të paktën 31,643 njerëz vdiqën në dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, ndërsa mbi 80,000 të mbetën të plagosën.

Lëkundjet u ndjenë në disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!