Inter u ndesh dje në Genoa ndaj Sampdorias dhe sfida përfundoi në barazimin 0-0.
Një skenë që mori të gjithë vëmendjen në fushën e lojës ishte ajo në pjesën e parë mes Lukakut dhe Barellës.
Lukaku ka humbur shumë nga forma e tij fizike dhe kjo dallohet qartë në fushë. Gabimet në kontrollin e topit kanë qenë të shumta për të në këtë sezon dhe u panë edhe në ndeshjen e djeshme. Sulmuesi belg nuk arriti të kontrollonte si duhet një top dhe Barella ka shfaqur pakënaqësi. Duket se Barella u ankua për Lukakun, gjë që belgu nuk e priti mirë dhe reagoi.
Kamerat kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe Lukakun nuk e mbajnë aspak nervat dhe i drejtohet shokut të tij të ekipi me fjalët: “Mjaft! Mjaft tani! Kuptove? Mos bëj kështu. Shko P**dhu, Bir K****.”
Sigurisht që ky fjalor nuk i ka pëlqyer askujt nga pala zikaltër./h.ll/abcnews.al
Aria arcobaleno in casa Inter.
Lukaku chiama figlio di puttana Barella. Tutto sotto controllo. pic.twitter.com/FJGFADMaLR
— Il Fratello di Zielu (@zielulife2) February 13, 2023