Një anglez për pankinën, Gana prezanton trajnerin e ri

schedule23:48 - 13 Shkurt, 2023

schedule 23:48 - 13 Shkurt, 2023

Rrugëtimi i Kombëtares ganeze, në Botërorin e Katarit ishte shumë i shkurtër pas eleminimit të shpejtë që në fazën e grupeve, eleminim që solli dhe largimin e tekniku Otto Addo, nga stoli i “yjeve të zinj” afrikanë.

Mirëpo, ditën e sotme, Federata Ganeze e Futbollit ka prezantuar trajnerin e ri, i cili nuk ishte i panjohur për tifozerinë e afrikanëve.

Bëhet fjalë për 64-vjeçarin anglez, Chris Hughton, i cili më parë ishte këshilltar në Kombëtaren e Ganës dhe tanimë ka marrë në dorë “frerë” e stolit të “yjeve të zinj”. Në “ndihmë” të Hughton në “aventurën” e tij më të re do të jenë George Boateng dhe Didi Dramani.

Kujtojmë se, më parë tekniku anglez me origjinë nga Iralnda ka drejtuar ekipe të njohura në elitën e futbollit ishullor, si Neëcastle United, Nottingham Fores, Brighton, Norëich dhe Birmingham. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!