Investitorët nga Katari do të bëjnë një ofertë për të blerë Manchester United.
Investitorët e lidhur me familjen në pushtet të Katarit do të zyrtarizojnë ofertën deri në 17 shkurt sipas Sky Sports.
Vihet re se këta investitorë nuk janë të lidhur në asnjë mënyrë me pronarët katar të PSG-së apo presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, shkruan abcnews.al.
Pritet që të paktën tre oferta të tjera të mëdha të dorëzohen para të premtes: nga Jim Ratcliffe (njeriu më i pasur në Angli), si dhe nga investitorët sauditë dhe amerikanë.
Familja Glazer, pronarët aktualë të Manchester United, duan të paktën 5 miliardë për klubin. /G.D abcnews.al/