Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paralajmëruar furtunë shkarkimesh në administrate gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Kukësit. Ministrja theksoi një sërë problematikash në zyrat e Shërbimit të Provës në Kukës dhe Tropojë, duke kërkuar përgjegjshmëri më të lartë ndaj shërbimeve që duhet t’i ofrohen qytetarëve.
“Brenda datës 30 Korrik ju do të keni treguesit e punës për planin që duhet të realizoni për shërbimet ndaj qytetarëve. Nëse deri më 30 Tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra”, paralajmëroi Gjonaj.
Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë inpektoi edhe burgun e Kukësit, për të parë nga afër zbatimin e masave për regjimin e posaçëm “41-bis”. Mësohet se Gjonaj ka kërkuar një analizë për çdo sektor duke paralajmëruar largime të drejtorëve të burgjeve në rast se nuk janë përmbushur standardet e duhura./ABC News Albania