Lojtarët e PSG-së, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Marco Verratti do të rikuperohen për ndeshjen e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit, sipas Le Parisien.
Mbappe nuk ka luajtur që kur u dëmtua më 1 shkurt në fitoren 3-1 kundër Montpellier. Të dielën ai zhvilloi pjesërisht një seancë stërvitore me grupin e përgjithshëm. Në stërvitje mori pjesë edhe Verratti. Messi do të punojë me grupin e përgjithshëm të hënën.
Ndeshja PSG-Bayern do të zhvillohet më 14 shkurt në Paris. /G.D abcnews.al/