Hekurosja e rrobave është një prej punëve më bezdisëse për shumë gra. Megjithatë, për ta shmangur sa më shumë hekurosjen është e nevojshme të dini disa truke të thjeshta. Gjithçka ka të bëjë me lavatriçen para se t’i fusni rrobat për t’i larë.
Çfarë duhet të bëni?
Thjesht mbështillni letër alumini sa një top tenisi dhe vendoseni në lavatriçe. Ky truk bën mrekulli sepse letra e aluminit do t’i ndihmojnë rrobat tuaja të lahen më mirë, dhe ndalon grumbullimin e elektricitetit statik. Do të kurseni kohë dhe para, ndaj pse të mos e provoni. /abcnews.al