Kocijancic: Nuk kemi asnjë koment për dorëheqjen e Haradinaj

schedule14:46 - 20 Korrik, 2019

schedule 14:46 - 20 Korrik, 2019

 

Bashkimi Europian nuk komenton dorëheqjen e Ramush Haradinajt, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar.

E pyetur nga agjencia serbe e lajmeve, zëdhënsja e BE-së, Maja Kocijancic, tha se Brukseli është në dijeni për vendimin e Haradinajt për të lërnë postin e kreut të Qeverisë.

“Në këtë moment nuk kemi ndonjë koment”, theksoi ajo.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqjen pas ftesës nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për të ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte./ABC News Albania 24/7