Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga selia e tij pak minuta pasi Sali Berisha doli nga “selia blu”.
Të ndarë të dy janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe janë grumbulluar qytetarët.
Kreu i PL, në një prononcim të shkurtër për mediat, tha se ky është një fillim pa kthim dhe se ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim.
Apeli i Metës për policinë ishte të “dëgjohet zëri i popullit”.
Në shesh apo në çadër, çfarë do të ndodhë?
“Dita me diell duket që në mëngjes. Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies.
Është një fillim pakti. Është një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është që të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, u shpreh Meta. r.t/abcnews.al